MENU
klinika

"Është lidhur kontrata, një investim shumë milionësh"

Rama flet për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe portin e ri

09.02.2021 - 18:37

Kryeministri Rama deklaroi se hekurudha Tiranë-Durrës është gati për të nisur nga puna, pasi kanë përfunduar të gjitha ngërçet kontraktuale.

Nga Durrësi ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët, Rama  foli edhe  për portin e ri që pritet të ndërtohet në Durrës, ku tregoi se është një investim i një prej kompanive më me impakt në Lindjen e Mesme dhe do t’i hapë rrugë shumë investimeve.

Rama theksoi se kjo gjë ishte e pamundur të ndodhte para disa vitesh, ndërsa sot, Shqipëria ka ndryshuar në sytë e botës, ndaj janë rritur sipas tij kërkesat nga kompanitë e huaja.

“Durrësi duhet të lirohet nga ngarkim-shkarkimi i mallrave. Ai është një port 2.400 vjeçarë në fakt, ndërkohë që Durrësi perspektivën e vet e ka të lidhur me turizmin. Një turizëm që në Durrës ka të ardhme, sepse qyteti ka vlera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Ka hapësira të rëndësishme për pushuesit, ka patjetër dhe kapacitet mikpritës me një kuzhinë gjithmonë e më të sofistikuar dhe nuk mundet më që mu në zemrën e vet të ketë një port që nga çdo pikëpamje është i tejkaluar nga vetë koha.

Durrësi është një qytet port i Shqipërisë. Ndërkohë që zemra e qytetit çlirohet nga ai aktivitet, të hapë me patjetër perspektiven për rritjen e mëtejshme të atij aktiviteti që në portin aktual është i pamundur. Kapacitetet e tij janë ato që janë. Sot ne duhet të shohim perspektivën e portit të mallrave në Durrës, si një perspektivë të lidhur me ambicien për të pasur një port shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e vëllimeve.

Por njëkohësisht ta lidhim të me një hapësirë ekonomik, që në zemrën e qytetit është i pamundur. Ne kemi punuar disa vite për këtë ide. Kemi pasur disa tentativa në të shkuarën për të filluar me zonën industriale e cila në fakt tani do të lidhet me portin e ri të mallrave në Durrës.

Këto nuk janë realizuar, sepse Shqipëria e momenteve kur ne kemi dalë në tregun ndërkombëtarë me një ofertë për zonën e lirë ekonomike, për territorin e Porto Romanos, ka qenë një Shqipëri tjetër nga ajo që kemi sot, në sensin e imazhit, sigurisë, tek kompanitë e mëdha dhe sigurisht në sensin e pamundësisë për të menduar kompanitë serioze që mund të hedhin atë hap.

Nëse sot ne kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës që ka ndërtuar dhe operon një pjesë të madhe të investimeve turistike në Lindjen e Mesme dhe jo tjetër Ai ka dërguar projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësit, kjo vjen sepse Shqipëria ka ndryshuar në sytë e botës, kjo është pak por e sigurt.

Ka një puls që është më i sigurti për të kuptuar se ku ndodhet vendi në këtë moment, pulsi i investitorëve të mëdhenj. Nuk parashikohej që një kompani e atyre përmasave të shprehte dëshirën për të ndryshuar portin  e Durrësit. Ideja për të bërë një marinë pranë portit të Durrësit është një dëshirë e vjetër.

Ka qenë një ide që është materializuar për të zhvilluar një koncesion në atë zonë qysh prej kohësh, edhe nga qeveritë e mëparshme dhe nuk ka funksionuar. Investitorë që të hedhin 200 e 300 milionë euro për të bërë turizëm në Durrës para disa vitesh nuk mundesh. Sot ne jemi duke parë propozimin konkret që është bërë për fazën e parë, ndërkohë që masterplani për transformimin e portit është aty.”- tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN