Kryeministri Edi Rama është sot në Durrës, nga ku është duke komunikuar me disa qytetarë të prekur nga tërmeti. Po ashtu është folur edhe për masat anti-COVID, kur nesër pritet që të mblidhet edhe Komitetit Teknik i Ekspertëve për të shqyrtuar situatën.
Rama theksoi se ne nuk mund të mbyllemi në shtëpi dhe të themi se nuk do dalim më, por duhet të jemi të jemi shumë të kujdesshëm dhe të zbatojmë me rigorozitet masat, në një kohë kur po qarkullojnë edhe mutacioni britanik i COVID dhe ai i Afrikës së Jugut.
Rama: Ne arritëm të bëjmë një kontratë të drejtpërdrejtë me ta. Ne mbetëm jashtë nga skema që bëri BE për shpërndarjen e vaksinave në dispozicion. I vetmi moment ku ne nuk jemi sipas planit është momenti kur Pfizer ka shtyrë afatin e lëvrimit të vaksinës.
Brenda disa javësh do të kemi konfirmimin për lajme të reja.
Sfida është të hyjmë në ritmin e vaksinimit sipas planit dhe të mos ndalemi. Menjëherë pas ardhjes së dozave të shkurtit do të fillojmë paralelisht me të moshuarit. Je shumë i ri për të qenë nga të parët, pasi do të nisim me ato 80+.
Këto dy variante të reja kanë dy gjëra të reja. Rrisin shumë më tepër transmetueshmërinë dhe ai jug afrikan rrit deri në 30% agresivitetin, për pasojë më vdekjeprurës. Nesër Komiteti do mblidhet për të parë nëse duhen marrë masa të reja. Nuk mundemi të mbyllemi në shtëpia dhe të themi se nuk do dalim më, por duhet të jemi të parët që duhet të japim kontribut dhe të mos marrim më qafë njerëz me veprime skandaloze, kur gjëja është shumë e qartë.