MENU
klinika

A po rrezikojmë duke mos pranuar vaksina nga Rusia?

Rama: Nuk vijnë sa hap e mbyll sytë! Nuk ua kemi mbyllur…

02.02.2021 - 13:38

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për media të mbajtur sot foli mbi raportet me Rusinë pas dëbimit të një diplomati nga Tirana, dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përse nuk po mirëpret vaksinat anti-Covid nga Lindja.

Sa i takon dëbimit të diplomatit rus, Rama u shpreh: “Nuk kam asnjë koment. Nuk shoh asnjë arsye pse të krijohen arsye. Rasti është një rast fatkeq, nuk ka asnjë gjë për t’u alarmuar”.

Pyetjes nëse po rrezikon jetën e njerëzve për hatër të gjeopolitikës duke mos pranuar vaksinë ruse, Rama iu përgjigj: “Këto nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Impakt i vaksinës nuk është aq imediat, sa të numërosh jetët e humbura dje. Vaksinat në krahun lindor nuk është se janë gati sa hap e mbyll sytë.

Nuk është se janë të dera dhe u kemi mbyllur derën. Kemi zgjedhor vaksinat e krahut Perëndimor, sepse jemi pjesë e familjes evropiane pa lojëra me dy porta. Jemi në kushtet që po realizojmë planin tonë. Vonesa nuk do të jetë kronike, mbrëmë në darkë morëm konfirmimin nga Pfizer që brenda shkurtit do bëhet lëvrimi i sasisë tjetër. Jemi në negociata edhe me AstraZenecën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama e quajti provokim ofertën e Rusisë për vaksinën

Ambasada ruse: Vështirë ta kuptojmë pse u mërzit kaq shumë kryeministri…