MENU
klinika

La Liga, Java 21

Real përmbys në transfertë, rimerr vendin e dytë

06.02.2021 - 18:10

Real Madrid vuan shumë në transfertë ndaj Huesca, por në fund ka fituar 2-1, sukses që erdhi me përmbysje. Los Blancos rimarrin kështu vendin e dytë në renditje.

Vendasit kanë realizuar me anë të një goli fantastik, pasi Galan dërgoi topin në rrjetë për 1-0 në 48’. Ky i fundit mori një top të mirë në hyrje të zonës dhe me një gjuajtje të fortë e dërgoi në rrjetë. Courtois vetëm e shoqëroi me sy.

Real Madridi ka barazuar rezultatin në 55’. Ishte mbrojtësi Varane që shënoi me kokë pas një goditje dënimit të gjuajtur nga Benzema. Topi u përplas në traversë dhe u kthye në lojë. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë me kokë.

Do të ishte po Varane që në 84’ do të realizonte dhe do të kalonte në avantazh Real Madrid. Një përmbysje që jo vetëm i jep tri pikë ekipit, por shpëton edhe trajnerin Zidane nga një shkarkim i mundshëm nëse Los Blancos nuk do të fitonin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritet numri i ekipeve dhe ndeshjeve

Formati i ri i Champions që sfidon Superleague