Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informon për situatën në tre HEC-et kryesore në vend, ai i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës.
Sipas të dhënave, shkarkimet më të mëdha bëhen nga Vau i Dejës me 500 metër kub në sekondë, ndërkohë që nga HEC-i i Fierzës nuk ka shkarkime nga portat. Sipas KESH, prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
PËRDITËSIM I SITUATËS (11.02.2021, ora 8:00)
👉𝙎𝙞𝙩𝙪𝙖𝙩𝙖 𝙖𝙠𝙩𝙪𝙖𝙡𝙚 𝙣ë 𝙠𝙖𝙨𝙙𝙖𝙠ë𝙣 𝙚 𝙡𝙪𝙢𝙞𝙩 𝘿𝙧𝙞𝙣, 𝙥𝙖𝙧𝙖𝙦𝙞𝙩𝙚𝙩:
👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë 2600 m3/s.
👉Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
* Hec Fierzë – 280 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Koman – 678 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Vau Dejës – 442 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga port-at
👉 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
* Hec Fierzë 291.86 mmnd, (kuota max. 296 mmnd)
* Hec Koman 171.21 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd)
* Hec Vau i Dejës 73.81 mmnd (kuota max. 76 mmnd)
👉Prodhimi në të tre Hec-et është :
* Hec Fierzë, 6,434 MËh (ditor)
* Hec Koman, 13,197 MËh (ditor)
* Hec Vau Dejës, 4,320 MËh (ditor)
👉Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
🟢Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.