Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë. E ndonëse kanë mbetur rreth dy javë deri te ajo ditë, tashmë janë publikuar disa sondazhe që kanë parashikuar partinë fituese. Të gjitha sondazhet e publikuara deri tanu si parti të parë kanë renditur Vetëvendosjen, ndonëse me dallime në përqindje. Express sjell rezultatet e të gjitha sondazheve të realizuara deri tash.
Kompania që ka kontraktuar Gazeta Express dhe T7 për të bërë një sondazh në Kosovë, ka dalë me rezultatet e para. Në këtë sondazh, prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me pak mbi 50% të votave, e pasuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.
Sipas këtij sondazhi VV-ja do të marrë 50.38 përqind të votave, PDK-ja 16.94, LDK-ja 15.97, AAK-ja 6.98 përqind dhe Nisma 2.95 përqind. Kompania e kontraktuar ka kryer sondazhe në 11 qytete në Kosovë që përbëjnë 62% të popullsisë, ndërsa në vendet rurale ende po punohet.
Qytetet ku janë anketuar qytetarët janë: Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja, Gjakova, Podujeva, Gjilani dhe Deçani.
Sondazhi i Klan Kosovës: VV-ja i merr 49 deputetë
Edhe sondazhi që ka realizuar Klan Kosova e ka renditur Vetëvendosjen të parën. Sipas këtij sondazhi, vetëm katër parti do të jenë në Kuvendin e Kosovës, përveç partive të komuniteteve që i kanë të garantuara 20 ulëse.
Rezultati i këtij sondazhi thotë se VV-ja do të marrë 48.7 përqind, PDK-ja 23.5 përqind, LDK-ja 19.9 përqind dhe AAK-ja 7.9 përqind.
Ky numër është nxjerr pas shpërndarjes së përqindjes të kategorive të papërcaktuara dhe partive nën prag. Me këtë rezultat i bie Vetëvendosje do t’i ketë 49 deputetë, PDK-ja 23, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8.
Sondazhi i Dukagjinit: LVV merr 54.1%
Sondazh për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka publikuar edhe Dukagjini. Për këtë sondazh janë pyetur 1,100 respodentë në shtatë regjione të Kosovës, kurse margjina e gabimit është plus minus 3 për qind.
Sondazhi është realizuar prej 11 deri më 17 janar 2021.
Rezultatet tregojnë se partitë kanë këto përqindje; AAK 6.4 për qind, LDK 10.3 për qind, PDK 14.9 për qind, LVV me 54.1 për qind, Nisma 1.4 për qind, Lista Serbe 5 për qind, partitë e tjera 4.4 për qind.
Sondazhi i Baton Haxhiut: VV del 51%
Mbrëmë është publikuar edhe një sondazh. Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për trendin e preferencave politike para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit del e para me 51.3 për qind.
Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10 ka thënë se margjiina e gabimit mund të jetë 1.5%. Sipas këtij sondazhi LVV merr 51.3%, LDK 15.5%, PDK 13.2%, AAK 5.5%.
Nisma Socialdemokrate mbetet nën prag sipas këtij sondazhi me vetëm 1.8 për qind. Numër mjaft i madh i njerëzve tregojnë se janë të pavendosur me 9.6 për qind.
Kurse 1.3 për qind kanë vendosur të votojnë parti të tjera.
Sondazhi ka pasur mostër prej 1035 respodentësh, kurse ka qenë e shtrirë proporcionalisht në gjithë territorin e Kosovës.
Gjithashtu variabla kanë qenë punësimi, mosha, gjinia, niveli i shkollimit dhe statusi social.
Në bazë të këtyre shifrave LVV do të merrte 58 mandate, LDK 18 mandate, PDK 16 mandate derisa AAK 8 mandate.
Po sipas këtij sondazhi, Albin Kurti me 51% është lideri më i preferuar, i pasuar nga Hoti me 15.6% dhe Hoxhaj me 12.7%.
E përkthyer në deputetë, VV-ja merr 58 deputetë, ndërsa LDK 18, e PDK 16.
Parashikimet e analistëve të Pressing për rezultatin e zgjedhjeve
Edhe analistët e Pressing kanë dhënë parashikimet e tyre pë rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Analisti Bleron Baraliu ka parashikuar se VV-ja do të marrë 45 përqind, LDK-ja 14 përqind, PDK-ja 19 përqind dhe AAK-ja 7 përqind.
Berat Buzhala e ka renditur Vetëvendosjen të parën me 41 përqind, PDK-në të dytën me 20 përqind, LDK-në me 18 përqind dhe AAK-në me 6 përqind.
Valon Syla ka parashikuar se VV-ja do të marrë 39 përqind, LDK-ja 19 përqind, PDK-ja 22 përqind, AAK-ja 7.5 përqind dhe Nisma 5 përqind.
Edhe Rron Gjinovci e ka renditur të parën VV-në me 48 përqind, LDK-në me 12 përqind, PDK-në me 17 përqind, AAK-në me 6 përqind dhe Nismën me 4 përqind.
Shpend Ahmeti ka parashikuar se VV-ja do të marrë 45 përqind të votave, LDK-ja 16 përqind, PDK-ja 20 përqind dhe AAK-ja 8 përqind.
Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se VV-ja do të marrë 39 përqind, LDK-ja 20 përqind, PDK-ja 24 përqind, AAK-ja 8 përqind dhe Nisma 5 përqind.
Bernard Nikaj ka parashikuar se VV-ja do të fitojë 40 përqind, LDK-ja 21 përqind, PDK-ja 22 përqind, AAK-ja 7 përqind dhe Nisma 4.5 përqind.
Analistja Luljeta Aliu e ka renditur Vetëvendosjen të parën, por me 50 përqind, PDK-në të dytën me 18 përqind, LDK-në të tretën me 15 përqind dhe AAK-në me 8 përqind.
Ndërkohë, gazetari Parim Olluri ka parashikuar se Vetëvendosja do të marrë 40 përqind të votave, LDK-ja 18 përqind, PDK-ja 21 përqind, AAK;ja 13 përqind dhe Nisma 5 përqind.