MENU
klinika

"Projekti do të përmirësojë kushtet e jetesës"

Rikualifikim urban në qytetin e Kukësit

26.02.2021 - 11:45

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën me dije se po vijojnë punimet në objektin: “Rikualifikimi urban, në lagjen 4, 5, 6, në Bashkinë Kukës”.

Sipas njoftimit ky projekt financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe aktualisht punimet janë përqendruar në proceset e mëposhtme:

punime në infrastrukturën nëntokësore
hedhje të shtresës së çakullit
rehabilitim të fasadave në Lagjen 5
Sipas FSHZH projekti pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës.