MENU
klinika

8 shtëpi të përmbytura

Shkodër/ Rruga e Obotit e bllokuar

12.02.2021 - 09:29

Reshjet e dendura të shiut të rënë orët e fundit në vendin tonë, kanë sjellë problematika në Shkodër.

Situata paraqitet mjaft shqetësuese edhe në njësinë administrative të Anës së Malit.

Sipas informacioneve, niveli i ujit në disa oborre të shtëpive ka shkuar deri në 140 centimetra, ka shtëpi të përmbytura dhe rruga të pakalueshme.

Njoftimi:

 

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021

✅ Ka renie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.

❌ 1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot  Muriqan , Shtuf e Velinaj).

❌Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.

❌ Shtepi të përmbytura 8.

❌ Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)

❌ Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

❌ Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.

❌ Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

✅ Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).

❌ Rruga Obotit  e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

❌ Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

❌ Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri.

✅ Energji elektrike ka në të gjithë zonën.

✅ SPZ e zonës në gatishmëri.

✅ UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

✅ Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit  (fshati Obot).

❌ Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

❌ E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie).

❌ Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

❌❌ Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve).

❌ Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

❌ Fshati ObotT në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie.

❌❌Situata mbetet shumë e rënduar.