MENU
klinika

Cilët janë 3 gjykatësit?

Seanca më 2 mars/ Hidhet shorti në Apel për gjykimin e Enkelejda Hoxhës dhe Edvin Priftit

24.02.2021 - 11:29

Është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për gjykimin Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë, të cilët u arrestuan gjatë një aksioni në Krujë, pasi akuzohen se kundrejt shumave të konsiderueshme të parave lironin të burgosur nga qelia me vendime gjykate.

Hedhja e shortit ka caktuar që trupi gjykues i përbërë nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj të gjykojë këtë çështje.

Seanca do të zhvillohet me 2 mars në orën 11:00.