MENU
klinika

Civici: Rrezik I lartë nga borxhi

Sejko: Përballuam goditjen pa ndërhyrje jo-konvencionale

09.02.2021 - 13:50

Pandemia e Covid-19 goditi rëndë ekonominë shqiptare, por gjithsesi sistemi financiar përballoi me sukses stresin, duke mos e detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërhynte me masa të jashtëzakonshme. Në Konferencën Shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit”, Guvernatori Gent Sejko tha se Banka e Shqipërisë nuk u detyrua të përdorte ndërhyrje jokonvencionale për të përballuar krizës, pasi në kishte hapësirë për masa konvencionale, siç është ulja e normës bazë të interest. Sidoqoftë, Sejko nënvizoi domosdoshmërinë e mbajtjes nën kontroll të borxhit public veçanërisht në momentet pas krizës.

Eksperti I Ekonomisë Adrian Civici ja kushtoi analizën tërësisht borxhit publik, që aktualisht është në nivelet 81-82% të PBB, për shkak të tërmetit e Pandemisë. Kjo e fut Shqipërinë në kategorinë e vendeve me nivel borxhi të mesëm në vlerat 70-90%, por duke parë strukturën e ekonomisë, risqet mbeten mjaft të larta. Frika ose problematike më e mundshme, sipas akademikut, është përkeqësimi i parametrave ekonomikë, shpenzimet e shtuara për shëndetësinë në vijim, vështirësitë në arritjen e një rritje të lartë ekonomikë, dhe vështirësitë që krijon ky borxh për të marrë borxhe të reja.

Sipas Adrian Civicit, Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në ndërmarrjen e politikave drastike për stabilizimin e parametrave buxhetore, duke argumentuar se kjo duhet bërë me masa të buta dhe të shtrira në kohë. Ndërkohë që Duhet një analizë e mirë lidhur me borxhin e mirë e borxhin e keq. Sipas Civicit, duhet marrë borxh në të ardhmen vetëm për investime publike që rrisin punësimin e aktivitetin ekonomik dhe kurrësesi për të mbuluar nevojat emergjente.

Në konferencë u paraqit edhe një studim shkencor sipas të cilit ekonomia shqiptare, ashtu si edhe ato në të gjithë globin do të pësojnë ndryshime thelbësore për shkak të Pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Adrian Civici/ Leku në raport me euron dhe dollarin

Çfarë po ndodh në tregjet monetare?

Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive