MENU
klinika

Krujë

Shkrumbohet makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha

19.02.2021 - 09:24

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Krujë.

Bëhet me dije se makina që është djegur tip “BMW” është në pronësi të Igli Kanit, sekretar i gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë dhe është konstatuar nga nëna e tij. Burime për media bëjnë me dije se makina është lyer me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Vetë Kani është shprehur se konflikte me askënd dhe nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Kujtojmë gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arresta disa ditë më parë pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi në funksionin e saj publik lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale.