Për herë të parë Shqipëria do të drejtojë Sekretariatin e Grupit të Ndjekjes dhe Zbatimit të Procesit të Bolonjës.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se është hera e parë që ky sekretariat mbahet nga një vend të Ballkanit Perëndimorë.
“Është me të vërtetë vlerësim që Sekretariati i Grupit të Ndjekjes dhe Zbatimit të Procesit të Bolonjës (BFUG) i është besuar Shqipërisë. Është hera e parë që ky Sekretariat mbahet nga një vend i Ballkanit Perëndimor” , u shpreh ministrja Kushi.
Më tej ajo nënvizoi se gjatë takimit me grupin e punës në ministri u bë prezantimi i Kryetares së Sekretariatit të BFUG, znj. Eneida Bezhani
“Kërkova nga të gjithë angazhim maksimal për të dhënë kontribut sa më proaktiv në muajt dhe vitet në vijim, me qëllim forcimin e mëtejshëm të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë nën autoritetin e BFUG. Ndërkohë, puna e këtij Sekretariati do të kulmojë me organizimin e Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Forumit të Politikave Globale në Shqipëri në vitin 2024. Punë të mbarë të gjithëve!”, tha Kushi.
Postimi i plotë i saj:
Është me të vërtetë #vlerësim që Sekretariati i Grupit të Ndjekjes dhe Zbatimit të Procesit të Bolonjës (#BFUG) i është besuar Shqipërisë . Është hera e parë që ky Sekretariat mbahet nga një vend i Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit me grupin e punës në ministri u bë edhe prezantimi i Kryetares së Sekretariatit të BFUG Znj. Enida Bezhani. Kërkova nga të gjithë #angazhim maksimal për të dhënë kontribut sa më proaktiv në muajt dhe vitet në vijim, me qëllim forcimin e mëtejshëm të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë nën autoritetin e #BFUG.
Ndërkohë, puna e këtij Sekretariati do të kulmojë me organizimin e Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Forumit të Politikave Globale në Shqipëri në vitin 2024.
Punë të mbarë të gjithëve!