MENU
klinika

CNN: Ballkanin e braktisën!

“Shqipëria kontraktoi direkt Pfizer për 500 mijë vaksina”

19.02.2021 - 15:37

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij në Twitter, komisioneri europian I fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi dha lajmin e dritës jeshile për fonde të reja përmes të cilave ti vihet në ndihmë fushatës së vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.

“Sapo kemi alokuar 7 milionë euro në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe degën e saj në Europë në mbështetje të fushatave të sigurta dhe efikase të vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto fonde vijnë përpos 70 milionë eurove të ndara për të siguruar vaksinat dhe pajisjet e nevojshme për këtë qëllim”, thuhej në mesazhin e tij.

Deklarata e Varhelyit erdhi pikërisht në ditën kur CNN I kushtonte një vëmendje të vecantë situatës së vaksnimit në rajon. “Të ngecura në tokën e askujt” kur vjen fjala tek vaksinat, këto vende europiane po përpiqen të sigurojnë vaksina ruse e kineze, shkruan gjigandi mediatik amerikan. Teksa Mbretëria e Bashkuar feston faktin që u ka dhënë të paktën 15 milionë njerëzve dozën e parë të vaksinës dhe BE-ja kapërcen 23 milion doza të shpërndara, disa vende të tjera europiane nuk kanë marrë as edhe një dozë të vetme, thotë CNN.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina janë ende duke pritur të marrin dërgesat e tyre të para të vaksinës, ndërsa shpërndarja në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore deri më tani ka qenë e kufizuar në disa qindra njerëz. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë aleatë kyç dhe anëtarë të mundshëm të ardhshëm të BE-së, por janë lënë jashtë planeve të bllokut për furnizimin me vaksina, vazhdon komenti fshikullues i CNN për Brukselin.

BE-ja, thuhet mes të tjerash, ka siguruar më shumë se 2.3 miliardë doza të vaksinave të ndryshme të koronavirusit dhe thotë se pret të ndajë disa prej tyre me të tjerët. Blloku ka veçuar 70 milion € për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por kur edhe vetë procesi i tij i shperndarjes ka qenë i ngadaltë dhe i vonuar, ato vende janë ende në pritje, ndërsa Rusia e Kina ishin shumë të gatshme të ndihmonin, duke nisur nga Serbia që ka marrë deri tani 1.5 milionë doza të vaksinës kineze Sinopharm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin