MENU
klinika

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës paralajmëron

“Zhvendosim ambasadën nga Jeruzalemi nëse…”

05.02.2021 - 09:35

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka lënë të kuptohet se në rast se Vetëvendosje vjen në pushtet atëhere ambasada mund të zhvendoset nga Jeruzalemi.

Sipas Konjufcës, ambasada momentalisht do të mbetet aty, por kjo do të varet nga BE. Ai shton se në rast se BE e vë kusht këtë për hyrjen e Kosovës në BE, atëhere çështja do të rishqyrtohet.

“Ambasada do të mbetet aty ku është deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi të mos jetë aty. Nëse gjatë procesit të integrimeve evropiane, BE e kushtëzon hyrja tonë në BE përmes ndryshimit të lokacionit të Ambasadës sonë në Jerusalem, unë mendoj se kjo do të duhej të rishqyrtohej meqenëse për Kosovën është jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së”- tha Konjufca.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë