Hidrometri në Dajç tregon një rritje të nivelit me 3 cm ndërsa në vendin e quajtur Urrela të Shirqit , e 7 cm në krahasim me një ditë më parë. Bashkia Shkodër, në përditësimin e të dhënave rreth situatës njofton po ashtu se në njësinë administrative Dajç 1550 ha tokë bujqësore vijon të jetë e përmbytur.
Ndërsa, shtëpi të përmbytura nuk ka, por numri i shtëpive të rrethuara nga uji është 121.
Kurse, në njësinë administrative Ana e Malit, rruga e Obotit vijon të jetë e bllokuar nga uji, dy shtëpi janë të përmbytura. Ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksionit ndërsa Oblika 2 rrezikon të përmbytet.
Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit për datën 09.02.2021
– 1250 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan).
-Rruga e Obotit e bllokuar rreth 130 cm lartësi në rrugë.
-Shtëpi të permbytura 2.
-Prezencë uji në oborre 100 cm (fshati Obot).
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek ura Sadiçit.
-Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).
-Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).
-Qendrat shendetësore në gatishmëri.
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën.
-UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
-SPZ e zonës në gatishmëri.
– Varkat e FA, reparti BMR Tiranë janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 2.5 m.
-Rrezikon përmbytja e ujësjellësit Oblika 2.
– E bllokuar rruga Goricë rreth 15- 20 cm ujë, e kalueshme me shumë vështirësi për makinat.
-Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pamundur.
– Situata është shumë kritike (Dita 33).
-Ka rritje niveli të ujit me 10-15 cm.
-Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.