“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si ta kuptojmë nëse kemi simptoma apo mosbalancim hormonal?
Mjeku: Më poshtë janë 7 simptoma kryesore që mund të ndihmojnë të konfirmoni se a janë hormonet tuaja të pabalancuara.
Lodhja
Çdokush lodhet kohë pas kohe. Por duhet të përmirsoheni me pushim adekuat, hidratim dhe dietë të shëndetshme. Nëse ndiheni se jeni duke u kujdesur për veten, por përsëri jeni e rraskapitur apo nuk mund të ktheheni në më të mirën tuaj, konsideroni të keni një vlerësim gjithëpërfshirës të niveleve tuaja të hormoneve. Lodhja adrenale dhe hipotiroidizmi janë më të përhapura sesa mendoni në shoqërinë tonë.
Ankthi
Nuk është “e gjitha në kokën tuaj”. Neuroendokrinologjia është studim i lidhjes së afërt të neurotransimterëve, apo mesengjerëve kimikalë të trurit, dhe hormoneve. Stimulimi adrenal i tepërt për shkak të stresit të madh që ne i nënshtrohemi është bërë një epidemi e heshtur. Kortizoli dhe norepinefrina, të prodhuara dhe të liruara nga gjendrat adrenale shpesh gjenden pas ndjesive që mund t’i përceptoni si ankth.
Mjekësia funksionale na mëson të kalitim këtë përgjigje duke ngrënë ushqime që e modulojnë këtë përgjigje dhe duke i shmangur ato ushqime që e promovojnë. Gjithashtu mësohen teknika si meditimi, frymarrja e thellë dhe modulimi i ndryshimit të ritmit të zemrës për të lidhur anën relaksuese të parasimpatikut me sistemin nervor e jo impulset lufto-ik të sistemit simpatik.
Shtimi i peshës apo vështirësitë në rënie në peshë
Pse shumë njerëz kanë vështirësi me luhatjet e peshës? Pse është shkalla ashtu që njerëzit pa mëshirë janë duke lënë veten pa ngrënë dhe duke punuar shumë? Është për shkak se ata janë duke e lënë veten pa ngrënë dhe duke punuar aq shumë. Trupi i përjeton këto sfida si stres. Dhe kur trupi është i stresuar, prodhon më shumë kortisol. Kortisoli i thotë trupit të mbajë atë dhjam pasi është një depo e mirë për energji.
Insomnia
Ka shumë arsye pse dikush mund të ketë vështirësi të flejë. Por nëse janë të vazhdueshme, me siguri është i lidhur me mosbalancim hormonal. Melatonina, kemikati i njohur i gjumit, është një hormon që lirohet nga gjëndrat pineale në tru. Si hormon, është ngushtë i lidhur dhe ndikohet nga hormonet tjera. Mund t’i mendoni hromonet e ndryshme si figura në një lojë të komplikuar të shahut.
Nëse lëvizë një, i prek edhe të tjerat dhe duhet të lëvizin siç duhet. Me disa lëvizje të caktuara, gjërat mund të bëhen të rrezikshme. Nëse nuk jeni duke fjetur siç duhet, do të ishte e mençur që të merrni një profesionistë që t’iu asistojë për të vendosur holistikisht se pse. Në të kundërtën, nëse keni mosbalancë për arsye të tjera, pushimi i mjaftueshëm është i neveojshëm që të kthejë gjërat përsëri në ekulibër.
Sindroma irrituese e zorrëve
Në zorrë ka më shumë neurotransmetues se në tru. Kështu që nuk është surprizë se individët shpesh përjetojnë simptoma të zorrëve të lidhura me sëmundje si ankthi dhe derpresioni. Hormonet ndikojnë funksionin e zorrëve në mënyra të tjera si ndikimi tek mikrobiomi i zorrëve, sistemi bakterial në zorrët tona.
Mosbalancimi hormonal mund të shpie në mosbalancime në kolonitë tona bakteriale duke ndikuar në numrin e tyre dhe funksionin. Mosbalancimet gastrointenstinale mund të shkaktohen nga mosbalancimet hormonale dhe anasjelltas.
Lëkura dhe ndryshimet e flokëve
Kualiteti dhe vitaliteti i lëkurës dhe flokëve lidhet direkt me hormonet. Abnormaliteti i tiroideve, për shembull, mund të shkaktojë, lëkurë dhe flokë të thatë, rënie të flokëve apo thonjë të dhëmbëzuar.
PMS dhe dëshira e ulët seksuale
Edhe femrat edhe meshkujt janë subjekte të çrregullimeve për shkak të hormoneve seksuale. Dhe të dy kanë nivele të duhura të estrogjenit, proestrogjenit, DHEA dhe testosteronit. Femrat që janë duke përjetuar menstruacione të çrregullta (të gjata, të shkurtra, të paparashikueshme, shumë derdhje të gjakut apo dhimbje të rënda etj.) janë më hapur duke demonstruar disa abnormalitete në kualitetin, sasinë apo funksionin e hormoneve të tyre seksuale.
Edhe pse femrat kanë matës më të dukshëm të balancës hormonale me menstruacionet e tyre mujore, të dyja gjinitë mund të përjetojnë difunksionim seksual apo probleme me libido (dëshirë seksuale) për shkak të ndërlikimeve komplekse dhe bashkëveprimeve të këtyre substancave të fuqishme.
Menaxhimi hormonal është një punë delikate, jo precize dhe e sofistikuar. Kujtoni analogjinë e lojës së shahut. Lëvizja e figurave të caktuara mund ta ndryshojë të gjithë lojën. Dhe disa lëvizje mund t’iu fusin vërtetë në problem. Sigurohuni që jeni duke punuar me një ekspert të kësaj “loje”.