“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjSi tëata.
Pacientja: Si të parandalojmë virozat e stinës tek fëmijët? Disa këshilla!
Mjeku: Sa të rrezikuar janë fëmijët nga virozat e stinës?
Virozat e stinës janë ciklike, domethënë që çdo vit në stinën e ftohtë fëmijët preken nga infeksionet virale dhe nga viruse që kryesisht prekin aparatin respirator, edhe atë gastro/intestinal Fëmijët manifestojnë kryesisht temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje ose forma të tjera. Ka dhe raste më të rënda që manifestojnë bronko-pneumoni, pneumoni. Viroza është indicia fillestare, pasi një infeksion viral shoqërohet nga komplikacione të mundshme nëqoftëse fëmijet lihen në një dekurs natyral, nëse lihet pa trajtuar.
Këto infeksione në vetëvete i lufton vetë imuniteti i trupit, por infeksionet e tjera shoqëruese të cilat janë bakteriale, mund të mbivendosen, nga modulimi që ndodh me imunitetin e trupit (pra viruset e ulin imunitetin), duke nisur nga ato që quhen “bajame” në gjuhën popullore, deri në bronko-pneumonit ose pneumonit. Nuk përjashtohen dhe infeksionet e rrugëve urinare dhe raste më të rralla meningite.
Për sa i përket realitetit tani, infeksionet virale nuk janë më si kanë qënë në vitet më përpara. Niveli i evidencës klinike, pra i rasteve që paraqiten në urgjencë, është shumë më i ulët. Rastet të cilat gjykohen dhe trajtohen nga mjeku i familjes, do të thotë që janë raste ambulatore dhe në urgjencë përgjithësisht paraqitet raste të cilat janë më të agravuar dhe kanë nevojë për hospitalizim. Sipas mendimit tim, mosparaqitja në urgjencë nuk lidhet shumë me arsyen e panikut nga pandemia. Besoj se fëmija nuk neglizhohet nga prindërit.
Cilat janë simptomat e para që shfaqen tek fëmija?
Simptomat kryesore janë në varësi të traktit që afekton, sic janë trakti respirator, trakti gastrointestinal, trakti urogenital, sistemin neurologjik dhe atë kardiovaskular, i cili është shumë pak i prekur ose aspak. Në këtë kuadër shenja kyesore është temperatura e cila rrit vigjiencën e prindit dhe supozon se duhet të kryejë një vizitë tek mjeku i familjes ose në urgjencë, në varësi të gjendjes që ai e gjykon fëmijën e tij. Ndërsa të tjerat simptoma janë: kollë kur kemi prekje të aparatit respirator, vështirësi në frymëmarrje. Nëqoftëse kemi prekje te aparatit gastrointestinal, mund të kemi të vjella ose diarre, krahas temperaturës që mund të jetë shoqëruese në të gjitha rastet.
Në rast prekje të aparatit urogenital mund të ketë urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit, dhimbje barku etj.
Si mund të menaxhohet temperatura nga prindërit?
Përsa i përket menaxhimit të temperaturës në kushte ambulatore ose shtëpie, fillimisht duhet ti rekomandohet që të përdorë një dozë paracetamoli, pra flasim për një temperaturë që është ë menaxhueshme në kushte shtepie ( nën 39 gradë).
Nuk është vetëm temperatura ajo me të cilën ti do ta gjykosh fëmijën nëqoftëse është për tu paraqitur në urgjencë apo jo. Temperatura ka një variacion goxha të madh, psh kemi dhe statuse në të cilat, temperatura në gjuhën mjekesore quhen frisone, pra kur bën një ngritje të menjëhershme. Në këto raste prindi nuk duhet të bëjë vëtë-trajtimin e tij në kushte shtëpie. Prindi duhet të paraqitet tek mjeku i familjes ose në urgjencë, për ta vlerësuar cfarë origjine ka ajo temperaturë. Nuk duhet prindërit të bëjnë vetë gjykimin që është me grip dhe kaq. Fillimisht duhet të drejtohet fillimisht tek mjeku i familjes, dhe nëse gjykohet emergjencë për një trajtim të mëtëjshëm, pacientët e vegjël drëjtohen në Urgjencë.
Ëfarë rekomandimi mund të jepni?
Ushqimi duhet të jetë me një dietë sa më të pasur me zarzavate e fruta, gjithmonë me ushqimet që i përkasin stinës. Nuk rekomandohet të përdoren gjëra të konservuara.
Për të parandaluar infeksionet nuk mund të bësh dicka specifike, pasi infeksionet virale janë infeksione aerogene. Por shumë të rëndësishme janë respektimi i kushteve higjeno-sanitare dhe kushteve të përgjithshme të akomodimit për fëmijën e tij, siç janë: mbajtja e një tempërature ambient normale, as e lartë dhe as e ulët, sin ë shtëpi ashtu edhe në shkolla apo kopshte.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.