MENU
klinika

autoritetet në alarm për pasgoditje të tjera

Tërmeti me maginitutë 7.1 godet Japoninë

13.02.2021 - 16:18

Një tërmet me magnitutë 7.1 ballë të shkallës Rihter, ka goditur pjesën verilindore të Japonisë. Mediat e huaja shkruajnë se dridhja e fuqishme u regjistrua në orën 23:00 sipas asaj lokale.

Madje lëkundjet janë ndierë dhe në Tokio. Raportohet se thellësia e epiqendrës së tërmetit ishte 60 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Agjencia shkroi se mund të ketë ndryshim të nivelit të detit përgjatë bregdetit japonez, por nuk priten dëme materiale.

Agjencia e Motit tha se nuk ka ndonjë rrezik për cunami pas dridhjes së fuqishme, ndërsa qeveria menjëherë themeloi task-forcë për t’u marrë me gjendjen e krijuar pas tërmetit.

Sakaq, kujtojmë se  Japonia shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrit”, që është zonë me aktivitet të lartë sizmik përreth Oqeanit Paqësor, dhe shpesh goditet nga tërmetet.

Në mars të vitit 2011, Japonia ishte goditur nga një tërmet shumë i fuqishëm prej 9.1 shkallësh. Rreth 15.900 persona kishin vdekur dhe mbi 2.500 ishin zhdukur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN