MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 18

Teutës i mjafton 1 gol, mban hapin e rivalëve

06.02.2021 - 18:50

Teuta mban hapin e rivalëve pas Javës së 18-të, teksa mposhti me rezultatin 1-0 Apoloninë. Ishte mbrojtësi Rustem Hoxha, heroi i “djemve të detit”, në këtë sfidë të zhvilluar në “Niko Dovana”.

Në minutën e 77-të, 29-vjeçari tundi rrjetën e Harizajt, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Edi Martinit, që u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 30 pikëve. Kjo ishte fitorja e 7-të në kampionat për Teutën dhe humbja e 10-të për Apoloninë që mban vendin e 8-të me 13 pikë.

Sfidën e radhës Teuta do e luajë sërish në shtëpi, kësaj here ndaj Skënderbeut, ndërkohë që fierakët e Kamaratës do të jenë mysafirë në Shkodër ndaj kryesuesve të Vllaznisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN