MENU
klinika

"Shumë njerëz më thonë, mos ndrysho"

Trump dhe etja e tij për dhunë!

13.02.2021 - 19:10

Nëse republikanët nuk do ta dënojnë, sillni prangat. Hera e parë që kuptova se Donald Trump kënaqej me dhunën ishte në Mars 2016. Në një intervistë, unë e pyeta atë për retorikën brutale dhe dhunën në tubimet e tij dhe mënyrën se si ai i mbështeti përkrahësit duke nxitur urrejtje ndaj gazetarëve dhe protestuesve që ngriheshin kundër tij. Edhe atëherë Mitch McConnell i kërkonte Trump që të ulte ashpërsinë.

Unë i thashë Trump se nuk e kisha parë këtë anë të tij më parë dhe se ai po shkonte në një rrugë të errët. Me talljen denigruese me rivalët dhe kritikët, ai tashmë e kishte çuar politikën në një pozicion vulgar, dhe tani po bëhej edhe më e rrezikshme.

A nuk duhet që prindërit të ishin në gjendje t’i sillnin fëmijët në tubime pa u shqetësuar për deklaratat e turpshme, përleshjet apo ngacmimet?

Ai devijoi pyetjen dhe dha një këndvështrim ta paturp për dhunën në tubimet e tij: “Sinqerisht, kjo shton pak entuziazëm”.

Disa javë më vonë, unë e pyeta përsëri për luftën dhe përçarjen e tij dhe, me sinqeritet të plotë, ai shpjegoi pse po acaronte situatën.

“Unë mendoj për shkak të faktit se menjëherë kalova në nr. 1 dhe thashë, pse nuk vijoj të bëj sërish të njëjtën gjë?” tha ai. “Kam arritur deri këtu në jetë. Kam pasur një sukses të madh. Dhe e kam arritur në mënyrën time.” Ai shtoi, “E dini se ka shumë njerëz që më thonë, vijo kështu, mos ndrysho”.

Dhe çdo gjë gjakderdhjeje që ndodhi në Capitol më 6 Janar buroi nga sjellja e tij gjakatare. Ai kishte qenë gjithmonë mizor dhe egoist, duke hedhur në erë gjërat dhe duke u argëtuar në kaos, duke u zhytur në rrënoja. Por vetëm gjatë fushatës së tij ai e kuptoi se kishte në dispozicion një turmë që ë mbështeste në egërsinë e tij.

Ai ishte zhvendosur në një botë që e lejoi të ushtronte ligësinë e tij në mënyrë të jashtëzakonshme dhe e donte atë.

Ai përqafoi pjesën më të keqe të partisë së tij, grupin më racist, të dhunshëm.

Sapo Trump hyri në politikë, ai e kuptoi, që sa më ‘nxitës’ të ishte, aq më shumë ndjekësit e tij do të brohorisnin. Ai zbuloi se me të vërtetë mund të luante me emocionet e turmës dhe kjo e tjetërsoi atë. Tani ai kishte shansin të komandonte një turmë, kështu që fjalët e tij mund të lidheshin me veprimet e tyre.

Trump kurrë nuk u kujdes për rendin dhe policët. Ai ishte i entuziazmuar që mund të lëshonte turmën e mbështetësve të tij në Kapitol dhe sulmuan rojet e tij me protestues që bërtisnin fjalët e Trump dhe shkonin pas synimeve të tij në përpjekje për të lënduar Nancy Pelosi dhe Mike Pence.

Sulmi në Kapitol ishte një mishërim në realitet i sulmeve të vazhdueshme të Trump në Tuitter ndaj personave që nuk e mbështetën në tentativën për të përmbysur me dhunë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që shpallën fitues Joe Biden.

Të tjerët po brohorisnin “Vareni Mike Pence!” Duke parë ato videot drithëruese, shumë lehtë kuptohet se Pelosi dhe Pence mund të ishin vrarë nëse nuk do ishin larguar në kohë dhe se e gjitha mund të kthehej në një skenë vërtet të përgjakur.

Trump që nuk interesohej për fatin e zv.presidentit të tij ishte një kombinim i pashmangshëm i Sociopatit dhe Psikopatit.

Siç shkruajti Josh Dausey i Uashington Post në njëstatus të Premten, duke përmbledhur raportimin e tij me Ashley Parker: “Ekipi i Pence nuk pajtohet me vlerësimin e avokatit të Trump se Trump ishte i shqetësuar për sigurinë e Pence. Trump nuk e telefonoi atë atë ditë madje as 5 ditë pas ngjarjes. Askush tjetër në ekipin e Trump nuk telefonoi ndërsa Pence u evakuua në një dhomë me një turmë të ashpër shumë pranë tij.”

E gjithë mbrojtja e Trump në gjyqin për fajësimin ishte si një subjekt filmi me buxhet të ulët. Ishte vetëm një tjetër shfaqje televizive e realitetit Trump, që synonte të provonte se atij iu bë padrejtësia dhe se nuk ishte vet ëish-presidenti që i bëri një padrejtësi vendit të tij.

Avokatët e Trump treguan një video të demokratëve të shumtë duke përdorur fjalën “luftë”, sikur kjo ishte e barabartë me atë që bëri Trump.

Nëse ai do të kishte avokatë më të mirë dhe një strategji të vërtetë në përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet, ose nëse disa republikanë të guximshëm si Brad Raffensperger, sekretari i shtetit i Xhorxhias, nuk do t’i kishte refuzuar kërkesat e Trump, ai mund të kishte pasur sukses.

Sigurisht, oportunizmi gjithmonë ka dalë i shfrenuar në Kongres. Por shumica e republikanëve, të cilët vazhdojnë të dridhen para Trump edhe pse ai shkatërroi partinë e tyre, duke i kthyer vlerat e saj tradicionale me kokë poshtë, janë duke refuzuar të flasin dhe të veprojnë pikërisht për shkak se nuk kanë kurajo.

Shumë republikanë votuan kundër fajësimit të Trump, këta republikanë janë duke shkelur konceptin e nderit, duke e duke e trajtuar si një fjalë të rëndomtë, “nuk ia vlen të sakrifikosh asgjë për të, nuk ia vlen të mbrosh vendin tënd për të.”

Demokratët patën të drejtë që e fajësuan Trump. Por republikanët nuk nuk duan ta dënojnë atë. Republikanët thonë se kështu duhet të bëhet kur dikush është jashtë zyrës, kur dikush është larguar nga pushteti.

Disa ditë më parë, prokurorët në Xhorxhia hapën një hetim në përpjekjet e Trump për të përmbysur zgjedhjet atje. Prokurori i Qarkut në Manhattan Cy Vance mund ta thërrasë Trump në gjyq për akuzat e taksave dhe mashtrimit.

Karl Racine, prokurori i përgjithshëm për DC, ka thënë se Trump mund të akuzohet për rolin e tij në nxitjen e trazirave.

 

Opinion nga: Maureen Dowd

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sllogani i administratës Trump ishte: ‘Amerika e para’

Lufta e Trump me fuqitë e tjera botërore, mbaron me Biden