Fatos Nano ka dhënë këtë të enjte një intervistë të fortë, e cila ka pasur impakt maksimal.
Deklaratat e tij të forta sidomos kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës, në të cilat duhet thënë se nuk kishte asnjë gënjeshtër, kanë tronditur opozitën.
Aq sa pa mbaruar emisioni, ka nisur një sulm frontal ndaj tij nga ana e opozitës.
Mesila Doda shkruan se Nano iku nga politika në moshën 53-vjeçare si zoni dhe po kthehet si një plak gjyhnaqar.
“Ike 53 vjeç si zotni, kthehesh 70 vjeç për gjynah… po ç’pate? Rrëpirë intelektuale”, shkruan Mesila Doda.
Ndërkohë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e cilëson mbrojtjen që Fatos Nano i bëri Edi Ramës” si një shitje.
Vasili ka sjellë në vëmendje deklaratat e Fatos Nanos që thoshte për Edi Ramën se e ka sjellë me thonjë të paprerë nga Parisi.
“Të shitesh te një lakuriq me thonj pa prere je me pak se ordiner”, shkruan Vasili.
Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, i cilëson deklaratat e Fatos Nanos në emisionin “Opinion”, si një servilizëm ndaj kryeministrit Edi Rama.
Biberaj shprehet se ish-kryeministri Fatos Nano duhet të tregojë sesa miliona euro ka fituar nga shitja e partisë në vitin 2005 te Edi Rama. Biberaj thotë se me mbështetjen ndaj Edi Ramës, Nano rrëzoi dhe imazhin e liberalit të dikurshëm.
Andi Bejtja ndërkohë, ironizon Nanon, duke thënë se dalja e tij në TV, në fakt është pikë për demokratët, pasi nxit njerëzit që më 25 prill të shkojnë e të votojnë për Berishën e Metën.
“… mos u merni me ca kanditatesh zgjodhi Luli… sa pika ka programi Monikes… me nje liste a me dy lista… kur te keni kshu dilemash,,, vetem rishikoni Fatos Nanon sot… kaq dhe do e gjeni veten ushtar te opozites…”, shkruan Bejtja ndër të tjera.
“Bro, please dil me shpesh dhe 24 prill… Falenderoj nga zemra Fatos Nanon qe me keto qe tha sot ne Opinìon, beri qe edhe ata qe mund te kishin dyzime per te votuar opoziten me 25 prill te zene radhen qe ne pike te sabahut per te votuar masivisht per te…. Nano vertetoi qe ka qene dhe mbetet vaji i arte i rotacionnit…
Pas kesaj as mos u merni me ca kanditatesh zgjodhi Luli… sa pika ka programi Monikes… me nje liste a me dy lista… kur te keni kshu dilemash,,, vetem rishikoni Fatos Nanon sot… kaq dhe do e gjeni veten ushtar te opozites…
Pavaresisht cfar mendimi, vleresimi mund te keni per Lulin, Moniken, Idrizin, apo Dash Shehin… Thank you Bro dil prape keshtu ne TV sa me shpesh….ma be qejfin tamam dhe 24 prill pash zotin dil”, shkruan Andi Bejtja.
Ndërsa ish-kandidati për deputet i PD-së, Fitim Zekthi, shkruan:
“Njeriu mund te felliqet ne shume menyra. Ne vitin 2011 Fatos Nano kur rishpalli idene se deshironte te behej president, pasi deshtoi ne 2008 kur Rama e shperfillte turpshem, zhvilloi nje takim me Ilir Meten. Ai tha pas takimit se do te behej edhe shofer i Ilir Metes.
Ai foli me superlativa per te, lidershipin dhe vizionin e tij. Sonte tha qe Meta perfaqeson 7 mekatet me te renda dhe gjene me te keqe politike te ketyre 30 viteve.
Me shume se sa gjendjen apo moralin e Nanos intervista e tij tregon gjendjen dhe moralin e atyre, qeverise, kryeministrit, qe duket ia kerkuan Nanos kete gje. Vetem deshperimi i kombinuar me ligesine mund te shtyje dike ta coje Nanon dhe kedo ne kete gjendje”.
(TemA)