MENU
klinika

Nga Aljazeera

Turqia drejt një kompromisi me SHBA për raketat ruse S-400

10.02.2021 - 08:34

Blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore ka vënë në provë marrëdhëniet SHBA-Turqi, të cilat gjithashtu janë ndërlikuar nga konflikti në Siri. Turqia mund të jetë e gatshme të përmbahet nga vendosja e plotë e sistemit rus të mbrojtjes ajrore blerja e të cilit çoi në sanksione të Shteteve të Bashkuara, sipas ministrit të mbrojtjes të vendit.

SH.B.A. dëshiron që Turqia të nxjerrë jashtë përdorimit raketat S-400, të cilat fillimisht u ndërtuan për të synuar pajisjet e NATO-s dhe të blera nga Ankaraja në Korrik 2019. Blerja ka sjellë një tendosje shtesë në marrëdhëniet SHBA-Turqi, të cilat gjithashtu janë ndërlikuar nga konflikti në Siri.

Hulusi Akar tha në një intervistë të botuar nga e përditshmja Hurriyet të Martën se ai ishte i hapur për një kompromis të ngjashëm me atë që Greqia arriti pas blerjes së saj të sistemit të vjetër të mbrojtjes të Rusisë S-300. Greqia bleu raketat dhe i vendosi në ishullin grek të Kretës në fund të viteve 1990 për të zbutur një krizë midis Turqisë dhe Qipros, ku qeveria qipriote greke e njohur ndërkombëtarisht kishte porositur fillimisht raketat dhe më në fund ia dha ato qeverisë në Athinë.

“Ne e kemi thënë këtë më parë, cilido qoftë modeli i përdorur për S-300 në Kretë, ne jemi të hapur për negociata”, tha Akar.

“Nuk është sikur do t’i përdorim gjithmonë. Këto sisteme përdoren në përputhje me gjendjen e kërcënimeve. Ne do të marrim vendime bazuar në këtë, “tha ministri kur u tha nga gazeta greke se S-300″ nuk janë gjithmonë operacionale”.

Më vete, Bloomberg citoi të martën dy zyrtarë turq të njohur me marrëdhëniet midis Turqisë dhe SH.B.A.-së duke thënë se Ankaraja është e përgatitur të bëjë lëshime, sepse është e etur të sigurojë furnizimin e ardhshëm të pjesëve rezervë për sistemet e saj të armëve të prodhuara nga SH.B.A. dhe të shmangë dëmtimin e ekonominë e saj.

Qeveria turke është gjithashtu e etur për të parandaluar SH.B.A.-në që të forcojë më tej luftëtarët Kurdë Sirianë që dominojnë forcat e mbështetura nga SH.B.A. që ndihmuan në shuarjen e grupit të armatosur ISIL (ISIS) në Siri, zyrtarët i thanë Bloomberg me kusht anonimiteti për të diskutuar çështje strategjike.

Turqia e konsideron YPG një grup “terrorist” që është i lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar luftë me Ankaranë për dekada dhe është klasifikuar si një organizatë “terroriste” nga SH.B.A. dhe Bashkimi Evropian.

“Çështja më e ndjeshme në marrëdhëniet tona me SHBA është mbështetja e vendit për YPG, krahun e PKK në Siri,” i tha Akar, Hurriyet.

“Ne mund të gjejmë një zgjidhje për S-400 në negociatat tona me SH.B.A. por ne presim që ata të shohin faktet në lidhje me YPG. Nëse nuk mund të gjejmë një zgjidhje, nuk mund të shkojmë askund në marrëdhëniet me SH.B.A.”

SH.B.A. iu përgjigj blerjes së S-400 nga Ankaraja së pari duke pezulluar përfshirjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35 para se të godiste agjensinë e prokurimit ushtarak të Turqisë me sanksione në dhjetor.

Megjithëse Akar ka kërkuar dialog për të zgjidhur çështjen, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan muajin e kaluar tha se bisedimet me Rusinë mbi një grup të dytë të raketave ishin vendosur të vazhdonin.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Aljazeera/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sistemi i shumëpërfolur i mbrojtjes

Turqi/ Javën tjetër dërgesat e para të sistemit rus