MENU
klinika

Deklarata e Haradinajt

“UÇK janë e gjithë Kosova,s’e kam lëshuar asnjëherë zonën e luftimeve”

01.02.2021 - 10:38

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj  ka reaguar në lidhje me UÇK-në dhe se kush nuk është përfaqësues i denjë i UCK-së në politikë.

Në një prononcim për mediat në Kosovë, Haradinaj është shprehur se UÇK janë familja e Jasharajve, e dëshmorëve, të invalidëve, ushtarët e të gjithë.

“Nuk janë partitë trashëgimi e UÇK-së. UÇK është e krejt Kosovës. Janë djemtë e vajzat që e kanë pranuar vdekjen për ta mbrojtur familjen. Përulem para tyre”, është shprehur Haradinaj.

Ndër të tjera ai ka treguar se si komandat nuk e ka lëshuar zonën e luftimeve asnjëherë, që nga pranvera e ‘98 deri në verë të ’99.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


S’ndryshojnë renditjen e kandidatëve në listat zgjedhore

Kurti dhe Haradinaj sfidojnë Gjykatën Supreme