MENU
klinika

Deklarata e kancelares Anglea Merkel

“Variantet e reja të Covid-19 mund të shkatërrojnë sukseset e arritura…”

11.02.2021 - 15:28

Kancelarja Angela Merkel i ka bërë thirrje gjermanëve të jenë të kujdesshëm lidhur me rreziqet e varianteve të reja të COVID-19.

Ditën e djeshme qeveria gjermane dhe udhëheqësit e shtetit vendosën që të marrin masa të reja anti-COVID, duke zgjatur bllokimin deri më 7 mars, për shkak të rritjes së infektimeve dhe viktimave si pasojë e virusit.

“Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos futemi përsëri në këtë spirale eksponenciale të rritjes së infektimeve”, tha Kancelarja.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se mutacionet e reja, të cilat janë tashmë të pranishme në Gjermani, mund të shkatërrojnë çdo sukses të arritur tashmë nga ky bllokim për muaj me radhë.

“Unë mbështes faktin se kur të diskutohet përsëri vazhdimi i jetës normale, do të marrim për bazë variantet e reja të COVID-19 dhe shkallën e përhapjes së infektimit të tyre, ende nuk kemi data”, tha kancelarja e Gjermanisë.

Gjermania është një nder vendet evropiane më të prekura për sa i përket pandemisë, ajo po përballet me pasojat e saj socio-ekonomike si dhe presionin mbi shëndetësinë.

Fillimisht, gjatë valës së parë të COVID-19 shteti gjerman u konsiderua një ndër vendet që u përballë më së miri me pandeminë, por pas valës së dytë gjithçka ka ndryshuar.

Numri total i infektimeve ka shkuar 2,311,297, ndërkohë që ai i viktimave është 63,979 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, vaksinimi në Gjermani ka nisur më 28 dhjetor të 2020, si në shumicën e vendeve evropiane, dhe pavarësisht vonesave në shpërndarjeve të vaksinave në Evropë, po bëhet maksimumi për vazhdimin e fushatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ka rrezik real nga mutacionet e virusit”

Merkel u lutet familjeve për durim në kohën e Coronës