MENU
klinika

“Bëhet biznes kudo nga farmacitë”/ Rama flet për qytetarët që trajtohen në shtëpi

“Virusi duhet trajtuar me kura bazë, pa u turrur për të…”

08.02.2021 - 12:07

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu folën mbi qytetarët që po trajtohen në shtëpi me oksigjeno-terapi dhe medikamente, duke shmangur spitalet.

Rama tha se jo vetëm në Shqipëri por edhe vende të tjera farmacitë bëjnë biznes me barnat, ndërsa njerëzit priren të mbingarkohen me ilaçe pa fund, ndonëse nuk këshillohet nga ekspertët.

Pyetje: A keni informacion për qindra qytetarë shqiptarë që janë në banesë dhe po trajtohen në kushte spitalore, me oksigjeno-terapi, me gjithçka?

Rama: Ajo që unë dua të them, nga informacionet, leximet, konsultimet edhe krahasimet e bëra me çfarë ndodh në vendet përreth lidhur me këtë situatë, është që jo vetëm këtu, mesa unë kuptoj njerëzit priren të marrin shumë ilaçe, megjithëse kjo është diçka që kundërshtohet në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet shëndetësore, ekspertët. Me sa duket frika, kujdesi, ankthi, nevoja psikologjike për të qenë brenda i shtyn njerëzit të marrin shumë ilaçe. Kur ajo që përsëritet është që ky virus duhet trajtuar me disa kura bazë pa u turrur për të mbingarkuar veten me ilaçe, për sa kohë gjendja nuk është kritike, dhe kur gjendja është kritike duhet shkuar në spital. Në këtë histori bëhet biznes, jo në Shqipëri por kudo nga farmacitë dhe ju jepen njerëzve ilaçe pa fund. Ne e kemi thënë në mënyrë të përsëritur që gjëja më e udhës është të merret receta nga mjeku i familjes, për sa kohë që gjendja nuk është kritike.

Manastirliu: Nuk mund të them që kjo nuk është një gjendje shqetësuese edhe për ne. Mbetet një shqetësim devijimi nga protokollet e standartizuara. Një protokoll që ndiqet nga mjeku i familjes për formën e lehtë apo të moderuar. Sa i takon protokolleve spitalore, dhe këtu bëj thirrje, se është shqetësim për ne dhe mjekët në spitale që vënë re se vijnë qytetarë në gjendje të rënduara. Duke mos bërë ato analizat e nevojshme, më shumë dëmtojnë se sa shpëtojnë. Në parimet e mjekësisë, të mos bësh dëm është e para. Në rast agravimit të simptomave duhet drejtuar në spitale. Sa i takon trajtimit në banesë ka protokolle specifike për dy format e sëmundjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritja e numrit të viktimave nga Covid/ "Mos të detyrohemi të kthehemi të…"

Rama: Masat nuk po respektohen, sjellja e disa politikanëve e patolerueshme!