MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 18

Vllaznia mposhtet në shtëpi, intrigohet kreu

05.02.2021 - 20:01

Vllaznia merr goditjen më të madhe të sezonit, kur të gjithë prisnin shkëputjen e madhe. Kuqeblutë pësojnë humbjen e tretë sezonale, duke u mundur 1-2 në shtëpi me Lacin. Një humbje që djeg shumë për objektivat e skuadrës shkodrane.

Kurbinasit shënuan të parët me goleadorin Nuabueze në  në minutën e 59-të. Por avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Imeri barazoi për vendasit në 66’.

Nuk kaloi shumë dhe miqtë shënojnë edhe golin e dytë me Harmon. Laci kthehet në forcë e dytë e kampionatit, të paktën për momentin, ndërsa Vllaznia kompromenton titullin.