Një makinë që dyshohet se i përket ekzekutorit të Shkëlzen Kastratit sot në Fier është gjetur duke u djegur në dalje të qytetit.
Policia thotë se dyshohet që autori të ketë qenë vetëm një person i cili e ka qëlluar viktimën me dy plumba.
“Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”, tha policia.
Pasi është qëlluar me dy plumba, mjeti Benz i viktimës ka dalë nga rruga.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shkëlzen Kastrati, i cili ka qënë në automjetin tip “Benz”.
Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.