MENU
klinika

'Tom Doshi kërkoi regjistrimin në zgjedhje'

Yuri Kim u jep fund spekulimeve: Kryeministri Rama më siguroi që…

11.02.2021 - 17:06

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar sërish lidhur me kërkesën e Tom Doshit për t’u regjistruar si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryediplomatja amerikane përmes një postimi në “Twitter” thotë se kërkon t’u japë fund spekulimeve duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka theksuar se Tom Doshi nuk do të ketë rol në qeverinë që ai do të formojë.

“Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri në çdo qeveri që ai do të formojë”, shkruan Yuri Kim.

Sjellim në vëmendje që pak orë më parë Yuri Kim iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastin “Doshi”, dhe emrave të tjerë që nuk duhet të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Jam në bisedime për një çështje që është shumë e rëndësishme dhe në fund të ditës mund të them diçka edhe për këtë gjë”, deklaroi ambasadorja amerikane nga Durrësi.

Dje Tom Doshi depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit. Kërkesa u bë me statusin e kryetarit të Partisë Social Demokrate, PSD.

Kjo lëvizje erdhi vetëm pak ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim solli në kujtesë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka shpallur Doshin person non grata duke e futur kështu në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA.

Javët e fundit ambasadorja Yuri Kim ka rritur presionin mbi partitë politike, duke u kërkuar të filtrojnë listat e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që të shmangen personat me rekorde kriminale.

“Liderët e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse e kanë bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji shqiptar dhe që pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, do të shprehej në një deklaratë Yuri Kim.

Ndërsa kryeministri Rama do t’i përgjigjej: “Unë nuk kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time, kam shumë respekt për ambasadoren amerikane”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Yuri Kim paralajmëron: Në fund të ditës mund të them…

A ka emra të tjerë që nuk duhet të kandidojnë?


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin