MENU
klinika

“Të sigurova 20 mijë lekë. Mos u ndiej!”

Zbulohen mesazhet e Tires me infermieren…

08.02.2021 - 16:00

“Panorama” ka zbardhur dosjen e plotë hetimore në ngarkim të sanitares Tire Alldervishi në Spitalin Covid 2, ku sot u arrestuan edhe tri infermiere, Mira Bushi, Sheqerije Koçi Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.

Në bisedat e mëposhtme Tire Alldervishi shkëmben mesazhe me infermieren Sidorela Çela, numrin e të cilës e ka regjistruat në telefon si “Sidorela Kat 3”.

Në një prej mesazheve infermierja i thotë Tires: “Të sigurova 20 mijë lekë” ndërsa e porosit: “Mos u ndjej me askënd”. Bisedat mbajnë datën 26 nëntor 2020.

Dyshohet se sanitarja Tire Alldervishi, e cila u bë e njohur pas publikimit të një skandali në televizion, nuk ka vepruar e vetme por ka bashkëpunuar me infermieret dhe sanitaret në një skemë korrupsioni dhe zhvatjeje ndaj pacientëve të Spitalit Covid 2.

 BISEDA E TIRE ALLDERVISHIT ME SIDORELA ÇELËN

Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10

Sidorela Kat 3: Kur ta dha

Tire Alldervishi: Ma futi ke canta kortonit

Sidorela Kat 3: Mua sme dha

Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic

Ndërsa përmbajtja e një tjetër bisede të zhvilluar mes tyre në aplikacionin WhatsApp, që mban datën 30 shtator, është si më poshtë vijon:

Sidorela Kat 3: Tire

Sidorela Kat 3: Ca ben

Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje

Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi

Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend

Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove

Sidorela Kat 3: Mthuaj

Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi

Sidorela Kat 3: Tlutem

Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf

Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher

Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter

BISEDA TË DATËS 2 TETOR 2020

 Sidorela Kat 3: Vajte

Sidorela Kat 3: Atje

Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira

Sidorela Kat 3: Ku je ti

Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer

Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan

Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek

Sidorela Kat 3: Ok

Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr

Tire Alldervishi: You deleted this message

Sidorela Kat 3: Kush e ka kte

Sidorela Kat 3: Nr

Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer

Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem

Tire Alldervishi: Quhet Lume

Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel

Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot

 5 tetor 2020

Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari

Sidorela Kat 3: Ma gjejcik

Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit

Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi

Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe

Sidorela Kat 3: Kafe

Sidorela Kat 3: 😉

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN