MENU
klinika

Kosovë

Zgjedhjet/ KQZ-ja ka akredituar rreth 30 mijë vëzhgues

13.02.2021 - 12:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Kosove ka bërë të ditur se ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar.

Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.

“KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues. Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë