MENU
klinika

Në makinë u gjet vetëm 5% e trupit

Zhdukja e biznesmenit në Pukë/ Zbulohen detaje të reja

06.02.2021 - 10:04

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, një muaj më parë në Pukë.

Mediat italiane bëjnë me dije se eshtrat që janë gjetur në makinë janë njerzore, por ajo që e bën akoma edhe më mister këtë ngjarje është se në makinë janë gjetur vetëm 5% e trupit.

Por nuk dihet ende nëse trupi I përket biznesmenit dhe pritet për këtë të bëhet ADN, duke krahasur kockat që janë gjetur në makinë me vëllane e biznesmenit në Itali.

Mësohet se hetimet janë vonuar për  shkak se Prokurori shqiptar ka rezultuar pozitiv me Covid dhe është karantinuar duke ndalur kështu hetimet.

E gjithë zhdukja e Pecorellit është e rrethuar me mister, partnerja e tij shqiptare menjëherë pas ngjarjes ka shitur një pjesë të bizneseve në Itali, ndërkohë që ka kërkuar të mbajë vëmendjen e mediave jashtë familjes së saj.