MENU
klinika

Kur gjithçka të mbarojë...

10 gjëra që duam t’i mbajmë nga pandemia

25.03.2021 - 11:06

1. Takimi me miqtë në ambiente të hapura

Takimi me një shok ose shoqe në një park, ecja mbrëmjeve në lagje me një çaj në dorë, ndihet më e shëndetshme sesa të ulesh në një kafe apo të ecësh përmes turmave të njerëzve në qytetin e zhurmshëm.

2. Puna nga shtëpia

Puna nga shtëpia ka qenë si një dhuratë gjatë pandemisë. Në vend që të zgjoheni herët, të visheni trashë, të përballoni trafikun e rënduar dhe të duroni kolegët, ju keni fjetur më gjatë dhe keni qenë më të lumtur e produktiv duke punuar nga shtëpia. Ah, dhe të mos harrojmë shpenzimet ditore. Pra, puna nga shtëpia ka shumë avantazhe.

3. Mos bërja e make up-it

Para bllokimit, çdokush shqetësohej për t’u rregulluar para se të dilnin ng shtëpia për të shkuar në punë. Por, duke kaluar më shumë kohë në shtëpi, vajzat dhe gratë e harruan këtë rutinë shtesë dhe u mësuam ta shihnin fytyrën e tyre të vërtetë. Tani make-up po shihet si zgjedhje personale, jo nevojë, informon abcnews.al.

4. Telefonatat me familjen

Platformat e rrjeteve sociale janë bërë shumë toksike gjatë pandemisë sepse njerëzit më shumë sesa flasin përqendrohen duke parë fytyrat e tyre. Komunikimi më i mirë dhe efektiv ndodh përmes telefonatave. Telefonatat ju mbajnë më afër familjes, dhe padyshim pas pandemisë, do të doni ta kishit këtë mënyrë komunikimi edhe më tej.

5. Veshja e tutave

Me siguri para mbylljes, keni pasur një palë ose asnjë palë tut, ndërsa tani keni shumë. Kjo ndodhi sepse duke qenë gjithë kohës në shtëpi, dëshironit të rrinit sa më rehat. Tashmë tutat janë bërë stil jete, informon abcnews.al.

6. Të mos bërit asgjë

Gjatë mbylljes totale nuk kishit nevojë të bënit asgjë. Të rrinit në shtëpi ishte gjithçka që ju kërkohej. Por tani që jeta vazhdon, edhe pse me masa jo aq të rrepta, herë pas here ju ndjeni nevojën për të mos bërë asgjë.

7. Qëndrimi dy metra larg njerëzve

Rregulli “dy metra larg njëri-tjetrit”, ka qenë një ndihmë për ne. Tashmë nuk kemi pse të shtrëngojmë duar me djersë, të përqafojmë njerëz që nuk duam. Një goditje me bërryl është super, apo jo?

8. Vajtja nga A te B

Për të takuar një shok, ju mbase do t’ju duhej të ndërronit dy autobusë. Por gjatë bllokimit, kur transporti publik nuk funksiononte ose nuk e përdornit për sigurinë e shëndetit, shumë njerëz blenë biçikleta. Tani njerëzit ecin nga A-ja te B-ja me biçikletë, pa shpenzime dhe pa dashur të bëhen grumbull me njerëzit e tjerë.

9. Shërbim tryeze në bare

Shumë bare kanë vendosur shërbim tryeze, ku ju komunikoni me një zë dhe për pak minuta ju vjen porosia. Ndryshe nga më parë, ku duhej të prisje në radhe për të porositur.

10. Vrapimi si formë kryesore e stërvitjes

Kur vendi hyri në karantinë, palestrat u mbyllën gjithashtu. Për të mbajtur trupin në formë, njerëzit filluan të vraponin, si një nga mënyrat e vetme për të qëndruar të shëndetshëm. Gjatë asaj periudhe njerëzit kuptuan se vrapimi ka shumë efekte pozitive në shëndet, dhe sot duan të ushtrohen duke vrapuar.(The Independent)