MENU
klinika

Aksident fatal në Kavajë

40-vjeçari përplas për vdekje me makinë 65-vjeçarin

25.03.2021 - 10:27

Një 65 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Kavajë.

Sipas Policisë, në rrugën dytësore në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.