Princeshat mund të kenë gjithçka, por jo lirinë për të shprehur stilin e tyre të vërtetë. Nëse ne në ditë të ndryshme mund të veshim gjëra nga më të ndryshmet, protokolli i pallatit mbretëror nuk e lejon kurrsesi! Për çfarë e kemi fjalën?
1. Xhinset nuk lejohen
Pjesëtarët e familjes mbretërore mund të veshin xhinse vetëm nëse janë të ftuar në evente që i përshtatet kjo veshje, si për shembull, një ndeshje polo. Ose kur u duhet të shëtisin qentë. Në raste të tjera, s’do të shihni një princeshë me xhinse.
2. Djemtë duhet gjithnjë të veshin pantallona të shkurtra
Derisa të konsiderohen mjaftueshëm të rritur, djemtë e pallatit mbretëror duhet të veshin vetëm pantallona të shkurtra.
3. Duhet të kenë se s’bën një detaj në ngjyrë të zezë
Sa herë udhëtojnë brenda valixhes së tyre duhet të jetë gjithnjë një veshje e zezë. Kjo, në rast se ndonjëri prej pjesëtarëve të familjes ndërron jetë papritur. Ky rregull u vendos në 1952-in, kur Elizabeth II ishte në Kenya dhe mësoi se i ati kishte ndërruar jetë. Kur u kthye në Londër iu desh të priste për veshjen e përshtatshme për ta përcjellë drejt banesës së fundit dhe në të tilla raste pritja veçse i përkeqëson gjërat.
4. Nuk lejohen sandalet/këpucët e hapura
Konsiderohen si shumë jo-formale për mbretërorët.
5. Ngjyra e flokëve duhet të jetë shumë natyrale dhe s’duhet të ndryshojë.
Nuk konsiderohet etike që një princeshë të paraqitet me ngjyrë flokësh të ekzagjeruar. E thjeshta është zgjedhja më e mirë për to.
6. Zonjushat s’mund t’i heqin palltot
Konsiderohet si sjellje jo prej zonjushe. Prandaj nuk e keni parë kurrë Kate Middleton ta bëjë këtë. Nëse kanë vapë dhe do të heqë një nga bluzat që mund të ketë veshur, duhet ta bëjë shumë larg kamerave.
7. Dorezat janë MUST
Prej shumë kohësh është një traditë e grave mbretërore. Dorezat i mbrojnë ato nga mikrobet dhe mbi të gjitha duken shumë klas!
8. Jo të gjithë mund të vendosin një diadem
Në të shumtën e rasteve është mbretëresha ajo që ua jep hua, siç bëri me Meghan-in. Zakonisht, një diadem ruhet për gratë që martohen me princat apo për princeshat e lindura.