MENU
klinika

Beqaj: Vendimi final i takon..

A do të jetë Ditmir Bushati në listën e PS?

03.03.2021 - 19:59

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj, ishte i ftuar në emisionin “FrontLine”, në “Neës 24”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço. Gjatë bisedës me gazetaren, Beqaj zbuloi se objektivi i PS në qarkun e Shkodrës është të sigurojë 4 mandate, ashtu sikurse ndodhi dhe në vitin 2017. Ai tha se në këtë qark do të jetë një nga betejat më të ndezura, duke qenë se një nga kandidatët do të jetë ish-kryeparlamentarja Jozofina Topalli. I pyetur se nëse ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të jetë pjesë e listës së kandidatëve, Beqaj tha se kjo gjë nuk është vendosur dhe se një vendim final e merr kryesia, por shtoi se si drejtues qarku, është në komunikim të vazhdueshëm me të.

Ilir Beqaj: Partia e zonjës Topalli është prezantuar dhe Patozi, do të jetë një nga betejat më të ndezura në qarkun e Shkodrës, sepse ka konkurrencë këtë herë.

Marsela Karapanço: Bashkëpunim me Topallin?

Ilir Beqaj: Ne jemi të përgatitur që të kemi 4 mandate në Shkodër dhe më shumë se 72 mandate në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë sigurisht në Kuvendin e ardhshëm qeveria do të ketë nevojë përsëri për të marrë reforma të rëndësishme, që shkojnë më shumë se 70 mandate. Pas zgjedhjeve ne mund të vendosim ura komunikimi me këdo që është i interesuar, për Reformën në Drejtësi. Qasja e Metës dhe Bashës në Reformën në Drejtësi është e cunguar. Sigurisht që qeverisja prodhon konsum dhe reforma, praktikisht me të vërtetë ka konsum, por që nga 1 janari biznesi i vogël e ka taksën 0, që nga 1 janari, për fshatarët nafta është pa taksa. Paga minimale është ngritur. Vendi kaloi situatë të vështirë për tërmetin, por edhe pandemisë, duke qenë se mandati është 4 vjeçar, atëherë reformat diskutohet.

 

 

Marsela Karapanço: Bushati do të jetë në lista?

Ilir Beqaj: Duke qenë se listat nuk janë diskutuar në kryesi, nuk mund të bëjmë gjë publike. Listat kanë deputetë aktual por edhe prurje të reja.

Marsela Karapanço: Bushatin s’do e shohim në Shkodër?

Ilir Beqaj: Në aktivitetet që kemi bërë atje zoti Bushati nuk ka qenë prezent.

Marsela Karapanço: Ka ndonjë mesazh?

Ilir Beqaj: Jo.

Marsela Karapanço: Ju si drejtues politik keni kontakt me të?

Ilir Beqaj: Po, kam kontakt.

Marsela Karapanço: Sa shanse ka që zoti Bushati, si një kritik të mos jetë pjesë e listës?

Ilir Beqaj: Do të bëhet një reformim dhe do të diskutohet skuadra që do të jetë në listë.

Marsela Karapanço: Sa risi mund të shohim me qarkun e Shkodrës?

Ilir Beqaj: Do të kemi mjaftueshëm prurje të reja?
Marsela Karapanço: Por rikonfirmin deputetësh?

Ilir Beqaj: Por edhe nga ky rang do të ketë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin