MENU
klinika

Si i përgjigjet presidentja pyetjes së “BBC”

A do votonte Vjosa Osmani pro bashkimit Shqipëri-Kosovë?!

17.03.2021 - 16:34

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për gjigantin mediatik botëror “BBC”, ku mes të tjerash është pyetur edhe nëse do të votonte pro bashkimit kombëtar me Shqipërinë, po t’i jepej mundësia.

Presidentja në detyrë është pytur mbi deklaratat e Albin Kurtit, i cili është shprehur më herët se nëse do t’i jepej mundësia do votonte pro bashkimit kombëtar. Por, ndryshe nga Kurti, Osmani është shprehur për “BBC” se nuk mund t’i përgjigjej një pyetjeje të till,ë sepse me Kushtetutën e tanishme të Kosovës është e pamundur mbajtja e referendumeve të tilla.

Ajo ka thënë se përgjatë gjithë karrierës ka besuar në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. “Do të vazhdoj të punoj për këtë”, ka theksuar ajo.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së shtetit tha se mbajtja e një referendumi për çështje si bashkimi kombëtar, mund të bëhet i mundur në rast të ndryshimeve kushtetuese, që sipas presidentes mund të ndodhin vetëm pas disa dekadash.

 

 

“Kjo s’është pyetje që do t’i përgjigjem sepse me Kushtetutën tonë s’mund të ketë referendume të tilla. Kushtetuta është e qartë dhe kjo është Kushtetutë në të cilën unë besoj. Nëse ajo ndryshohet edhe pse mundësitë për ndryshim janë tejet të vogla, nëse ajo ndryshohet, dhe ajo mund të ndodhë në disa dekada, në atë kontekst politik do të isha në gjendje të përgjigjesha. Në situatën aktuale, sigurisht dhe fundamentalisht besoj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përgjigja ime është Kosova është këtu për të qëndruar dhe përgjithmonë”, ka thënë ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join 
"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!