MENU
klinika

Ja këshilla që ka për kryedemokratin

A duhet të largohet Basha nëse s’fiton zgjedhjet?! Berisha: Të imagjinosh…

11.03.2021 - 21:09

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u shpreh se shanset se kryedemokrati, Lulzim Basha mund të humbasë zgjedhjet janë aq sa ka shanse se mund të gjesh një eskimez në shkretëtirë.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’, Berisha deklaroi se fitorja e Bashës është e sigurte dhe në këto kushte nuk mund të flitet për dorëheqje të tij. Po ashtu ai shtoi se nuk mund të ketë koalicion me Ramën, pasi ai është antikombëtar, kurse PD një parti kombëtare.

“Në fakt unë jam njeri që kam qenë i betuar se po i humba qartë zgjedhjet, do largohem. Por kësaj here, të them të drejtën, të imagjinosh humbjen e zotit Basha, është që të gjesh një eskimez në shkretëtirë, është e pamundur. Kaq e sigurt është fitorja, sa që nuk ja vlen ta komentojmë. Për të mos përdorur dy herë një shembull është sikur të kërkosh rrethin në katror. S’mund të ndodh ajo kurrë! Edi Rama ka probleme dhe duhet të përgatitet. PD është parti kombëtar, Edi Rama është figurë antikombëtare. S’mund të ketë koalicion me të”, tha Berisha.

Në përfundim, Berisha i dha një këshillë për Bashës dhe ekipit të tij.

“Normalisht këshillat i kam private. Por Lulzim Basha ka hartuar një program shumë të mirë në vlerësimin tim. E mira më e madhe e atij programi është zotimi i tij për rritjen e rrogave. Gjithçka fillon me njeriun, me qytetarin dhe dinjitetin e tij. Mendoj se të gjithë deputetët dhe kryetari i PD duhet të zbërthejnë mirë programin dhe të shpjegojnë se sa jetik është ky program për ndryshimin e Shqipërisë. Ndaj ai po e bën këtë kudo që shkon. Jam i bindur se ai po ecën me siguri drejt një fitoreje të shkëlqyer”, -përfundoi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Socialistët në “vijën e zjarrit” janë..."

I 5-ti në listën e PD, Berisha: Do doja të isha…!