MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ekziston mundësia e shtatzënisë përderisa jam në dializë?

25.03.2021 - 08:42

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ekziston mundësia e shtatzënisë përderisa jam në dializë?

Mjeku: Patjetër. Ekziston mundësia e shtatzënisë, por rastet janë të rralla. Kjo ndodh sepse e sëmura që është në Qender hemodialize_Shkoderdializë, është me sëmundje kronike të veshkave. Mundësia e dështimit të shtatzënisë, mundësia e lindjes të parakohshme ose mundësia e lindjes së një fëmijë prematurë është shumë e madhe për këtë paciente.

Përveç kësaj, vetë shëndeti i nënës përkeqësohet nga fenomeni i barrës, që është një mbingarkesë funksionale për nënën. Megjithatë, në raste të rralla nënat që janë në dializë, kanë lindur fëmijë. Kjo ekziston. Por duhet të sqarojmë se gratë që janë në dializë, kanë çrregullime të fertilitetit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e 30-vjeçares Alisona

Ajo ka luftuar me lupusin, veshkat dhe kancerin