MENU
klinika

E zbulon Rakacolli

A ka pasur raste me mpiksje gjaku dhe trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca në Shqipëri?

16.03.2021 - 21:21

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka komentuar situatën e fundit lidhur me vaksinimin me AstraZeneca dhe pezullimin që po i bëhet në shumë shtete të botës.

Ajo tha se EMA dhe OBSH kanë reaguar duke i nxjerrë në pah më shumë efektet pozitive sesa rreziqet.

 

Rakacolli: A shkakton trombozë është enigmë, nuk është thënë plotësisht, deri tani është thënë që ngjarjet trombotike nuk kanë ndodhur si efekt anësor i vaksinës. Kanë ndodhur pak raste dhe është numër shumë i vogël për të thënë se përbën rrezik. Trombozat ndodhin edhe pa bërë vaksinën. Vaksina nuk të mbon nga sëmundjet e tjera, ndaj ehe nëse nuk do e kishin bërë vaksinën mund të pësonin trombozë. Nuk kemi të drejtë të spekulojmë. Në Shqipëri nuk kemi pasur raste trombotike pas vaksinimit me AstraZeneca.