MENU
klinika

Ende asnjë përgjigje nga Kim Jong-un

Administrata e Biden kontakton Korenë e Veriut

14.03.2021 - 10:10

Administrata e Biden ka kontaktuar në heshtje qeverinë e Koresë së Veriut në shkurt por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje prej saj, konfirmoi dje një zyrtar i lartë i administratës.

Masa vjen pas katër vitesh të diplomacisë së trazuar, nën drejtimin e administratës Trump me kombin e armatosur bërthamor ndërsa lideri koreano-verior vijon me ndërtimin e arsenalit bërthamor pavarësisht krizës së thellë ekonomike në vend.

“Për të zvogëluar rreziqet e përshkallëzimit të raporteve të lëkundura mes vendeve, ne u vumë në kontakt me qeverinë e Koresë së Veriut përmes disa kanaleve duke filluar në mes të shkurtit”, tha një zyrtari i administratës. Kontaktet u raportuan së pari nga Reuters dhe CNN.

“Deri më sot, ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga Pyongyang,” tha zyrtari, i cili vuri në dukje se ajo erdhi pas më shumë se një viti pa asnjë dialog aktiv midis SH.B.A. dhe Koresë së Veriut “megjithë përpjekjet e shumta nga SH.B.A. për t’u angazhuar.”

Ish Presidenti Donald Trump filloi mandatin e tij duke kërcënuar publikisht Korenë e Veriut me “zjarr dhe tërbim” para se ai të drejtohej në një hapje diplomatike aktive që synonte të bindte udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un të heqë dorë nga arsenali bërthamor i vendit të tij.

Edhe pse Trump u takua personalisht me Kim tre herë, samitet e papara kurrë nuk prodhuan një marrëveshje konkrete. Koreja e Veriut vazhdoi të ndërtonte programin e saj të armëve bërthamore dhe konvencionale gjatë katër viteve në detyrë të Trump.

Gjatë fushatës së vitit 2020, Joe Biden kritikoi ashpër takimet e Trump me liderin koreano-verior duke i quajtur ato një “projekt të kotë” që i dha legjitimitetit të pamerituar diktatorit të pamëshirshëm që nuk bëri asnjë gjë në këmbim dhe nuk ndërmorri asnjë masë për të ndalur ndërtimin e arsenalit bërthamor përkundrazi.

Administrata e Biden është aktualisht në mes të një rishikimi të politikës amerikane ndaj Koresë së Veriut, duke përfshirë një vlerësim të “të gjitha opsioneve në dispozicion për të adresuar kërcënimin në rritje të paraqitur nga Koreja e Veriut ndaj fqinjëve të saj dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar”, tha zyrtari i administratës të shtunën. Rishikimi mund të bëhet në javët e ardhshme.

Të Dielën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken ishte drejtuar për në Azi në udhëtimin e tij të parë diplomatik si kryediplomat i Biden. Koreja e Veriut do të jetë një çështje kryesore në axhendën e tij ndërsa ai takohet me zyrtarë në Korenë e Jugut dhe Japoni, dy aleatë kryesorë në rajon.

“Angazhimi ynë për të kërkuar një denuklearizim konkurrues të Gadishullit Korean … nuk ka ndryshuar,” u tha Ndihmës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit Sung Kim gazetarëve të Premten gjatë një konferencë për udhëtimin e Blinken.

Kujtojmë se Kim Jong Un para disa kohësh bëri një paralajmërim për presidentin e zgjedhur Biden duke prezantuar listën e detajuar të armatimeve që qeveria e tij ka në plan të ndërtojë në të ardhmen duke dhënë qartë mesazhin se nuk do të jetë pro asnjë marrëveshjeje për ndalimin e ndërtimit të arsenalit bërthamor ndërsa vijon ta

Lista me armatimet e planifikuara:

-raketa me rreze më të gjatë

-raketa më të mira

-raketa hipersonike

-satelitët e zbulimit ushtarak

-raketa balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurta

-mjet i ri ajror pa pilot

-koka të reja bërthamore

-armët bërthamore taktike

Sigurisht, çdo armë e re do të duhet të testohet.Koreja e Veriut nisi atë që njihet si Huasong 15 në fund të vitit 2017 dhe pretendoi atëherë se raketa mund të arrinte në çdo pjesë të SHBA-së.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga cnn/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kim Jong-Un prezanton listën e re të armatimeve!

Korea e Veriut paraljmërim administratës së re të SHBA