MENU
klinika

Një romancë duket se ka nisur mes tyre...

Adrola Dushi dhe Capital T “kapen mat” bashkë në New York!

23.03.2021 - 09:35

Para disa javësh, Capital T zbuloi se ishte arratisur drejt ishujve Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji.

Reperi publikoi disa foto e video nga pushimet në Maldive, teksa të gjithë vunë re se ai shoqërohej edhe nga një person tjetër. Në një video dukej ushqimi i përgatitur për dy persona, që do të thotë se nuk ka qenë i vetëm.

Ndërsa në një imazh të reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar.

Më vonë ishte Adrola Dushi ajo që publikoi foto nga një ishull dhe vendi ishte shumë i ngjashëm me atë që shihej në imazhet e publikuara nga Capital T.

Pas publikimit të fotos nuk munguan ngacmimet nga fansat e dyshes, që prej kohësh janë në dijeni se ata janë në një lidhje, por nuk e pranojnë.

Ndërkohë së fundmi Adrola dhe Capital T kanë udhëtuar sërish bashkë drejt një vendi tjetër. Të dy kanë postuar foto në Instagram nga New York-u, vend në të cilin ndodhen aktualisht bashkë. As këtë herë nuk kanë munguar komentet nga ndjekësit, që nuk ju shpëton asgjë.

“Rastësi që t’i dhe Capital T jeni në New York!/ Capitalin me vete e ke?/ Capital T sa të mirë jeni të dy shkoni shumë më vjen mirë që jeni bashkë? M’i bëj të fala Capital T”, janë disa nga komentet në profilin e Adrolës.

Thashethemet për lidhjen e dyshes nisën kur reperi u shfaq krah Adrola Dushit në këngën “C’est la vie”.