MENU
klinika

Palmer për kritikat e Grenellit ndaj Kurtit

“Ai nuk e përfaqëson qeverinë amerikane”

12.03.2021 - 09:03

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi.

Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan.

“Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai, përcjell Telegrafi. I pyetur nga RTV Dukagjini nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar i thjeshtë.

“Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë ”, tha mes tjerash Palmer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin