MENU
klinika

Fjalët e fundit të Serbos...

Aktori korçar i përmasave botërore, një fat tragjik

10.03.2021 - 15:59

        “Gjeniu dhe krimi nuk shkojnë bashkë” – por me Llazi Serbon, ndodhi ndryshe… Artisti do të vlerësohej nga të gjithë, miq e të njohur, si njeriu me tipare të rralla: me sjelljen, qëndrimin e interpretimin… deri me fundin tragjik, po kaq të ndryshëm nga të tjerët. 

Aktori shqiptar i përmasave ndërkombëtare, gjeniu korçar i skenës dhe ekranit u përkujtua pas vetëvrasjes më 2010-ën, fundit tragjik ku e shtyu sëmundja e tejzgjatur e depresionit.

Ai ka lënë role të realizuara mjeshtërisht në filmat, si: “Yjet e netëve të gjata”, “Operacioni zjarri”, “Shembja e idhujve”, “Nusja dhe shtetrrethimi” etj.

Aktor dhe regjisor, Serbo lindi në qytetin e Korçës, më 9 mars 1945, ku edhe mori arsimin bazë. Më pas, ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e dramës dhe diplomohet me nota të larta, falë talentit të rrallë dhe punës së palodhur.

Pasi përfundoi studimet për aktrim, Serbo emërohet pranë trupës profesioniste të teatrit të Korçës, ku dhe punoi dhe ushtroi profesionet e aktorit e regjisorit, për rreth 40 vjet. Në teatrin A. Z. Çajupi të Korçës, Serbo debutoi me dramën “Njolla të murrme”, nga Minush Jeros në 1969, një vepër që u dënua rëndë nga Pleniumi IV i Komitetit Qendror, çka ngjalli një terror në rrethin e artistëve.

Ai interpretoi sërish në një tjetër vepër të Jeros, “Të pamposhturit” dhe “Mosha e bardhë” e Dritëro Agollit; të dyja, të kritikuara rëndë dhe të ndaluara nga regjimi komunist, ndaj për këtë arsye aktorit iu desh të tërhiqej nga skena për disa kohë.

Rikthimi, qe një sukses i madh e që zgjati.

Disa nga interpretimet më të spikatura të Serbos, janë: “Nusja dhe shtetrrethimi” 1978, “Shembja e idhujve” 1977, “I treti” 1978, “Gracka” 1983, “Kush vdes në këmbë” 1984, “Dasma e shtyrë” 1984, “Tre njerëz me guna” 1985, “Asgjë nuk harrohet” 1985 dhe shumë role të tjera, në teatër dhe kinema.

Në vitin 1991, Llazi Serbo vlerësohet me titullin “Artist i Merituar” dhe më 2009, “Qytetar Nderi i Korçës”.

Prej sëmundjes së depresionit, artisti do të kryente vetëvrasje, më 12 shtator 2010, në moshën 65-vjeçare. Pranë trupit të tij, u gjetën të shkruara fjalët: “Dua të vdes, si Bekim Fehmiu”, që i kishte shkruar para se të kryente aktin e rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fundi i fundit si në gjithë Shqipërinë"

Korça dhe mania e kinemasë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit