MENU
klinika

Deklarata e Albin Kurtit

“Askush s’është gjykuar për krimin ndaj Jasharajve”

06.03.2021 - 12:13

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë nderime para varrezave të familjes Jashari në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së. Në një deklaratë për media ai ka thënë se për krimin në familjen Jashari nuk është gjykuar askush.

Kurti shton se drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar akoma.
“Për këtë sulm të Serbisë ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar dhe s’ka pasur gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë. Drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar. Ata u flijuan për hir të pasardhësve”, deklaroi Kurti.

“Me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari që e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”.

Bashkë me Kurtin ishte edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, si dhe Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN