MENU
klinika

“Kontribut në proceset ligjbërëse”

Ambasada Amerikane mesazh ngushëllues për ndarjen nga…

29.03.2021 - 11:47

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të politikanit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Teksa vlerëson figurën e Finos, Ambasada shkruan se ai do të mbahet mend për udhëheqjen e vendit në moshë fare të re. Ndërsa thekson kontributin që ai ka dhënë në proceset ligjbërëse.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin