MENU
klinika

Pas Rusisë, edhe Kina na ofron vaksina kundër Covid-19

Ambasada: Nëse pala shqiptare ka interes jemi gati të…

18.03.2021 - 08:58

Kina është gati që t’i ofrojë vaksina kundër koronavirusit Shqipërisë.

Pak ditë më parë qeveria shqiptare përmes një vendimi i hapi rrugën negocimit edhe për vaksinën kineze “Sinopharm” dhe atë ruse “Sputnik V”. “Abc news” kontaktoi me Ambasadën në Shqipëri dhe u interesua nëse Kina është e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë për të siguruar vaksina kundër COVID-19.

AMBASADA

Përmes një përgjigjeje zyrtare, Ambasada kineze shprehu gatishmërinë duke theksuar se “rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinën është e hapur”, nëse dëshiron pala shqiptare. Por në vijim të deklaratës, Ambasada thekson se hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike, ndërsa shton se në qoftë se pala shqiptare ka interes, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, që është “Sinopharm”. “Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti-Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur. Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze. Ambasada kineze është e gatshme të japë asistencën e nevojshme. Gjithashtu, jemi të kënaqur të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugëve të ndryshme, dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme”, deklaroi Ambasada kineze në Tiranë.

VENDIMI

Pak ditë më parë, qeveria miratoi një vendim të ri, më anë të të cilit i dha “dorë të lirë” ministres së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Rindërtimit për zhvillimin e negociatave me shtetet që prodhojnë vaksina, pa përjashtuar askënd. I vetmi kusht është që vaksinat duhet të jenë të certifikuara nga trupa përkatëse në vendin e prodhimit të tyre, duke lënë të hapur mundësinë që Shqipëria të negociojë direkt edhe me ato shtete, që më parë i kishte përjashtuar si mundësi, Rusinë dhe Kinën. “Akt normativ për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anti-Covid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre”, thuhet në dokumentin e firmosur në mbledhjen e një jave më parë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!