MENU
klinika

Sonte ndeshja në 20:45

Andorra, precedent i rrezikshëm për Kombëtaren

25.03.2021 - 14:09

Shqipëria do të nisë ditën të enjten e 25 marsit fushatën kualifikuese të Botërorit 2022, teksa përballë do të ketë Andorrën në transfertë. Një kundërshtar i lehtë në letër, por me kujtime të hidhura për sa i përket precedentëve në të shkuarën.

Më 18 prill të viti 2002, vetëm pak javë pasi ishte vënë në krye të FSHF-së, Armand Duka shkarkoi Sulejman Demollarin. Arsyeja? Humbja e turpit në Andorra, 2-0, edhe pse ishte miqësore. Për sa u përket precedentëve në total, Andorra dhe Shqipëria janë përballur 4 herë, 1 herë ka fituar Andorra, 2 herë Shqipëria dhe një sfidë është mbyllur në barazim 2-2.

Rezultati i fundit është i freskët, pasi Andorra mori pikë në “Elbasan Arena”, që u cilësua si ndeshja më e dobët në fushatën kualifikuese për Europianin. Andorra ka patur rritje në vitet e fundit në përfaqësimet e saj në kualifikueset e një turneu të rëndësishëm.

Në Euro 2020 arriti të grumbullojë 4 pikë me fitoren ndaj Moldavisë në shtëpi dhe barazimit me Shqipërinë në transfertë. Megjithatë përfaqësimi më i mirë ishte në eliminatoret e Botërorit të 2006. Andorra grumbulloi 5 pikë një rekord që duan ta kalojnë në këto kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës 2022.

Përfaqësuesja modeste synon të mos jetë e fundit dhe do të luajë çdo ndeshje si finale që të vazhdojë të rritet. Takimin e parë siç dihet e ka ndaj Shqipërisë në shtëpi këtë të enjte.

Më pas do të udhëtojë drejt Polonisë ku do të luajë më 28 mars dhe sërish në shtëpi më 31 mars me Hungarinë. Andorra kërkon të mposhtë San Marinon dhe ti shkëpusë kombëtares shqiptare një barazim, pse jo, fitore. Jo vetëm Shqipëria e nis me entuziazëm fushatën kualifikuese, prandaj Andorra është marrë seriozisht nga të gjithë në kampin kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Policia nuk e merr përsipër

Ndeshja Shqipëri-Angli rrezikon të anulohet