MENU
klinika

62 metra e gjatë dhe peshon 1400 tonë

Ankorohet në Durrës për herë të parë nëndetësja turke

11.03.2021 - 10:43

Është ankoruar në Durrës, për herë të parë nëndetësja “TCG Çanakkale”, e cila do të qëndrojë në vendin tonë për tre ditë.

Autoriteti Portual Durrës njofton se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

‘Të martën në molin 4 të Portit të Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Canakkala”, e cila ndalet për herë të parë vendin tonë . Vizita 3 ditore e saj, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.’- njofton APD.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.