Përdorimi i dozave të larta të kortizonëve gjatë trajtimit kundër koronavirusit mund të shkaktojë diabet te pacientët.
Sipas mjekut endokrinolog Florian Toti, personat që marrin doza të mëdha kortizonësh mund të kenë nevojë për insulin pasi kalojnë COVID-in.
“Ka shumë mundësi që një pjesë e të sëmurëve ka qenë me diabet por nuk e dinin dhe rritja shumë e lartë të diabetit nga kortizoni dhe stresi dhe Covidi është rritur diabeti.
Këta persona të cilët do vazhdojnë të mbeten me diabet edhe më parë dhe mund të keni nevojë për mjekime.
Një pjesë e të sëmurë është një diabet që ka shpërthyer nga kortizoni dhe me heqjen e kortizonit edhe glicemitë janë kthyer shifrave normale por gjithmonë duke respektuar dietën”, thotë Toti për Tv Klan.
Mjekët shprehen se shohin me shqetësim një lloj të ri diabeti që është i lidhur me infeksionin nga COVID-19.
“Ka filluar të flitet për një entitet të ri të diabetit si pasojë e Covid i ngjashëm me diabetin tip 1 i cili shpërthen nga një infeksion viral, duket që ky lloj diabeti është i lidhur direkt nga Covid 19.
Ky është një lloj diabeti që a do vazhdojë më tej të ndiqet me ilaçe”, tha mjeku.