16.03.2021 - 20:39
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është arrestuar në Belgjikë me urdhër të Gjykatës Speciale të Hagës.
Arrestimi i Shalës, i cili njihet me nofkën “Komandat Ujku”, u bë në Belgjikë ku dhe do të mbahet derisa të bëhet transferimi në Hagë të Holandës.
“Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit,” thuhet në njoftim raportojnë mediet në Kosovë.